24.1 C
Skopje
Monday, July 15, 2019
Ballina Lajme Zgjedhjet në veri të Kosovës, regjistrohen kandidatët e Listës Serbe

Zgjedhjet në veri të Kosovës, regjistrohen kandidatët e Listës Serbe

Më 19 maj, katër komunat veriore të Kosovës pritet të hyjnë në zgjedhje të parakohshme. Këto zgjedhje tek banorët shqiptarë të zonave luajnë pak rol, por nuk japin garanci që gjendja në veri të Kosovës do të ndryshojë.

Pak kilometra larg Mitrovicës së Jugut, gjendet fshati Çabër, i vetmi me popullsi shqiptare në Komunën e Zubim Potokut. Për Besim Kurti, që u lind e rrit në këtë fshat, gjendja nuk ka ndryshuar shumë që nga paslufta.

Madje, Kurti tregon se nuk ka dëshirë të dalë as në zgjedhjet për kryetar të 19 majit. Ndërsa, bashkëfshatari i tij, Enver Hasani thotë se do të dalë që t’u jap përkrahje kandidatëve shqiptar. Por, në Çabër janë vetëm 1000 banor shqiptar.

Përveç Zubim Potokut, zgjedhjet do të mbahen edhe në Mitrovicën e Veriut, Leposaviqit e Zveçanit. Por, aspak demokratike nuk i vlerëson njohësi i procesit zgjedhor, Mazllum Baraliu.

Megjithatë, Lista Serbe është certifikuar për t’i hyrë garës, pasi ka bërë plotësimin e aplikacionit sipas Ligjit për Zgjedhje. Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka treguar se pjesë e procesit do të jetë edhe OSBE.

Katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës, patën dhënë dorëheqje më 27 nëntor të 2018-ës, pas rritjes së masës mbrojtëse nga 10 në 100 për qind për produktet serbe.

Mirëpo nëse Lista Serbe del fituese e zgjedhjeve në katër komunat veriore, institucionet Kosovës nuk kanë garanci se kandidatët do ta mbajnë postin e kryetarit, meqë vendimi i Qeverisë së Kosovës për masën mbrojtëse 100 për qind ndaj produkteve serbe po vazhdon të jetë në fuqi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Must Read

OKB: Uria në botë vazhdon të rritet

Uria prekte 821,6 milionë persona në botë në vitin 2018, kundrejt 811 milionë një vit më parë, sipas një raporti vjetor të publikuar të...

Gjermania rikthen në Firence një pikturë të vjedhur gjatë LIIB

Një pikturë që u vodh nga Firence gjatë Luftës së Dytë Botërore do të rikthehet nga qeveria gjermane këtë të premte, deklaroi Ministria italiane...

Boki 13 dhe Kiçec kanë marrë 1,5 milionë euro për të ndikuar te një prokuror

Bojan Jovanovski i njohur si boki 13 dhe Zoran Milevski- Kiçec dyshohen se kanë marrë 1.5 milionë euro nga një biznesmen për ta ndaluar...

Emmanuel Macron fillon vizitën dyditore në Beograd

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të hënën në Beograd se vizita e tij dyditëshe në Serbi synon hapjen e një faqeje të re në...

Biletat falas për takimin FC Shkupi – FC Pyunik

Kryesia e klubit ka vendosur që t’ua lehtësojë të gjithë atyre që dëshirojnë të ndjekin nga afër takimin e kthimit të raundit të parë...