24.1 C
Skopje
Monday, July 15, 2019
Ballina Lajme Deputeti gjerman kritikon ashpër Mogherinin e Hahnin për mbështetje të ndryshimit të...

Deputeti gjerman kritikon ashpër Mogherinin e Hahnin për mbështetje të ndryshimit të kufijve

Deputeti gjerman, Michael Brand, ka kritikuar Bashkimin Evropian pas përfundimit të punimeve të Samitit të Berlinit.

Politikani i partisë së Kancelares Angela Merkel, CDU, ka thënë në një prononcim për “Inforadio” (Rundfunk Berlin-Brandenburg) se shkëmbimi i territoreve mes Kosovës e Serbisë është jashtë çdo diskutimi dhe thotë se këtë BE-ja duhet ta bëjë të qartë.

“Shefja e Politikë së Jashtme e BE-së, Mogherini, po flet për ndryshimet kufitare, e kjo është një lojë me zjarrin. Ai që nuk i kundërshton ndryshimet kufitare është bashkëpërgjegjës se në Ballkan mund të nis një luftë e re e nxehtë. BE-ja e ka diskredituar veten atje”, ka thënë Brand.

Ai ka lavdëruar Kancelaren Merkel për qëndrimin e saj të qartë se nuk do të ketë ndryshime kufitare.

Tutje, deputeti gjerman ka kritikuar Federica Mogherinin dhe Komisionerin Johannes Hahn të cilët i ka quajtur të papërgjegjshëm. “Vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin Bashkimit Evropian, por sipas kushteve tona. Qëllimi gjithmonë ka qenë evropianizimi i Ballkanit, e jo ballkanizimi i Evropës”, deklaroi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Must Read

Mogherini: Solidariteti ynë me popullin turk i padiskutueshëm

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Federica Mogherini duke përkujtuar përvjetorin e tretë të tentativës për grusht...

OKB: Uria në botë vazhdon të rritet

Uria prekte 821,6 milionë persona në botë në vitin 2018, kundrejt 811 milionë një vit më parë, sipas një raporti vjetor të publikuar të...

Gjermania rikthen në Firence një pikturë të vjedhur gjatë LIIB

Një pikturë që u vodh nga Firence gjatë Luftës së Dytë Botërore do të rikthehet nga qeveria gjermane këtë të premte, deklaroi Ministria italiane...

Boki 13 dhe Kiçec kanë marrë 1,5 milionë euro për të ndikuar te një prokuror

Bojan Jovanovski i njohur si boki 13 dhe Zoran Milevski- Kiçec dyshohen se kanë marrë 1.5 milionë euro nga një biznesmen për ta ndaluar...

Emmanuel Macron fillon vizitën dyditore në Beograd

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të hënën në Beograd se vizita e tij dyditëshe në Serbi synon hapjen e një faqeje të re në...