24.1 C
Skopje
Monday, July 15, 2019
Ballina Teknologji Apple tërheq nga tregu disa modele të vjetra MacBook Pro

Apple tërheq nga tregu disa modele të vjetra MacBook Pro

Apple lajmëroi ditën e Enjte një tërheqje nga tregu për një “numër të kufizuar” modelesh 15-inç MacBook Pro. sipas kompanisë laptopët përmbajnë bateri të cilat mund të mbi nxehen dhe përbëjnë rrezik sigurie.

Tërheqja prek vetëm modelet 15-inç MacBook Pro shitur përgjatë periudhës Shtator 2015 dhe Shkurt 2017 dhe mund të identifikohen nga numri i tyre serial i produktit.

Apple kërkon konsumatorëve me laptopët problematik të ndalojnë përdorimin e tyre dhe të vizitojnë uebsajtin e kompanisë për të zëvendësuar falas bateritë.

Në rast se laptopi ka nevojë për zëvendësim bateri, konsumatorët duhet ti dërgojnë laptopët pranë një dyqani Apple ose tek një shitës i autorizuar i tyre.

Nëse kjo nuk është e mundur atëherë laptopi duhet të dërgohet përmes postës. Apple thotë se shërbimi mund të marrë një deri në dy javë për zëvendësimin e baterisë dhe gjatë kësaj periudhe përdoruesit do të ngelin pa një laptop.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Must Read

SHBA, nisin rikthimet e migrantëve të paligjshëm në disa shtete

Kontrolle kundër migrantëve që hyjnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të kërkuara nga  presidenti Donald Trump janë duke u zhvilluar në disa...

Kinë, ekonomia në rënien më të madhe në 27 vitet e fundit

Kina mbyll tremujorin e dytë të vitit 2019 me PBB-në në 6,2% , ritmi më i ngadalshëm në 27 vitet e fundit, krahasuar me...

Mogherini: Solidariteti ynë me popullin turk i padiskutueshëm

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Federica Mogherini duke përkujtuar përvjetorin e tretë të tentativës për grusht...

OKB: Uria në botë vazhdon të rritet

Uria prekte 821,6 milionë persona në botë në vitin 2018, kundrejt 811 milionë një vit më parë, sipas një raporti vjetor të publikuar të...

Gjermania rikthen në Firence një pikturë të vjedhur gjatë LIIB

Një pikturë që u vodh nga Firence gjatë Luftës së Dytë Botërore do të rikthehet nga qeveria gjermane këtë të premte, deklaroi Ministria italiane...