24.1 C
Skopje
Monday, July 15, 2019
Ballina Lajme Engel: Armiqësitë në Ballkanin Perëndimor duhet të tejkalohen

Engel: Armiqësitë në Ballkanin Perëndimor duhet të tejkalohen

Kongresisti amerikan, Eliot Engel, ka thënë gjatë një bisede me deputetët serbë, se SHBA-ja dëshiron që dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës ta bëjë sa më të lehtë për të dyja palët.

Eliot Engel, që është edhe kryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve, po qëndron për vizitë në Serbi. Ai u takua të mërkurën me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nënkryetarin e Kuvendit të Serbisë, Vladimir Marinkoviq dhe një grup deputetësh serbë.

Engel tha se të gjitha mosmarrëveshjet dhe armiqësitë në Ballkanin Perëndimor duhet të tejkalohet dhe se vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që të bëhet anëtare të BE-së, dhe të krijojnë një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.

Deputetët serbë theksuan nevojën për vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se shpreson që mesazhet e Eliot Engel në Prishtinë “do të kontribuojnë në krijimin e kushteve për vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës”

Vuçiq, tha se me kongresistin amerikan, gjithashtu kanë diskutuar për rastin e vëllezërve Bytyçi.

Agron, Yll dhe Mehmet Bytyçi kanë luftuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ata janë vrarë në vitin 1999, pasi paraprakisht janë arrestuar nga autoritetet serbe për shkak të, siç është thënë, hyrjes së paligjshme në Serbi.

Ligjvënësi amerikan, Eliot Engel, pritet të vizitojë edhe Luginën e Preshevës. Më pas ai do të qëndrojë në Kosovë ku do të marrë pjesë në përurimin e ndërtesës së re të ambasadës amerikane në Prishtinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Must Read

Kinë, ekonomia në rënien më të madhe në 27 vitet e fundit

Kina mbyll tremujorin e dytë të vitit 2019 me PBB-në në 6,2% , ritmi më i ngadalshëm në 27 vitet e fundit, krahasuar me...

Mogherini: Solidariteti ynë me popullin turk i padiskutueshëm

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Federica Mogherini duke përkujtuar përvjetorin e tretë të tentativës për grusht...

OKB: Uria në botë vazhdon të rritet

Uria prekte 821,6 milionë persona në botë në vitin 2018, kundrejt 811 milionë një vit më parë, sipas një raporti vjetor të publikuar të...

Gjermania rikthen në Firence një pikturë të vjedhur gjatë LIIB

Një pikturë që u vodh nga Firence gjatë Luftës së Dytë Botërore do të rikthehet nga qeveria gjermane këtë të premte, deklaroi Ministria italiane...

Boki 13 dhe Kiçec kanë marrë 1,5 milionë euro për të ndikuar te një prokuror

Bojan Jovanovski i njohur si boki 13 dhe Zoran Milevski- Kiçec dyshohen se kanë marrë 1.5 milionë euro nga një biznesmen për ta ndaluar...