24.1 C
Skopje
Monday, July 15, 2019
Ballina Lajme Ministri Sadulla Duraku zyrtarisht filloi me punë në Ministrinë për sistem politik...

Ministri Sadulla Duraku zyrtarisht filloi me punë në Ministrinë për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive etnike

Sadulla Duraku zyrtatisht mori detyrën e ministrit në ministrinë e re për Sistem politik dhe Marrëdhënie mes bashkësive. Gjatë marrjes së detyrës së re, ministri Duraku theksoi se ministria e re që filloi me punë, në fokus të punës së saj do të ketë realizimin e obligimeve që dalin nga akti i themelimit të resorit të ri, nxitjen dhe ruajtjen e marrëdhënieve të mira në mes bashkësive etnike si bazë e Marrëveshjes së Ohrit dhe realizimi i të gjitha masave në kuadër të sistemit politik në vend në pajtim me Programin për punën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ministri Duraku mes tjerash potencoi se për realizimin e këtyre qëllimeve primare ka filluar edhe organizimi i brendshëm i këtij institucioni që paraqet bazë në funksionimin e ministrisë së re. Gjatë marrjes së detyrës, Duraku theksoi se për të gjitha aktivitetet e rradhës të ministrisë për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, opinioni dhe qytetarët do të jenë të njoftuar. Ndryshe, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut emëroi z. Sadulla Durakun për ministër në Ministrinë për Sistem politik dhe Marrëdhënie mes bashkësive. Paraprakisht, z Duraku kryente funksionin e ministrit në ministrinë e Ambientit jetësor dhe Planifikimit hapësinor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Must Read

OKB: Uria në botë vazhdon të rritet

Uria prekte 821,6 milionë persona në botë në vitin 2018, kundrejt 811 milionë një vit më parë, sipas një raporti vjetor të publikuar të...

Gjermania rikthen në Firence një pikturë të vjedhur gjatë LIIB

Një pikturë që u vodh nga Firence gjatë Luftës së Dytë Botërore do të rikthehet nga qeveria gjermane këtë të premte, deklaroi Ministria italiane...

Boki 13 dhe Kiçec kanë marrë 1,5 milionë euro për të ndikuar te një prokuror

Bojan Jovanovski i njohur si boki 13 dhe Zoran Milevski- Kiçec dyshohen se kanë marrë 1.5 milionë euro nga një biznesmen për ta ndaluar...

Emmanuel Macron fillon vizitën dyditore në Beograd

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të hënën në Beograd se vizita e tij dyditëshe në Serbi synon hapjen e një faqeje të re në...

Biletat falas për takimin FC Shkupi – FC Pyunik

Kryesia e klubit ka vendosur që t’ua lehtësojë të gjithë atyre që dëshirojnë të ndjekin nga afër takimin e kthimit të raundit të parë...