24.1 C
Skopje
Monday, July 15, 2019
Ballina Lajme Kreshnik Bekteshi: 9 million euro investim ne Tetovë dhe 300 vende te...

Kreshnik Bekteshi: 9 million euro investim ne Tetovë dhe 300 vende te reja pune!

Ministri për Ekonomi Kreshnik Bekteshi vizitoj zonën zhvillimore teknologjike industriale në Tetovë për tu njoftuar me aktivitetet e ndërtimit të investimit të ri në këtë zonë, kompania `Glas Fleks` . Bëhet fjalë për kompani maqedono – holandeze, e cila filloj me ndërtimin e objektit, a sipas planit pritet të ketë investim prej 9 milion euro dhe të punësoj 300 persona. Vizita e ministrit Bekteshi edhe njëherë e vërteton përkushtimin e tij për përparimin dhe zhvillimin e kësaj zone. Në bisedën me drejtorin gjeneral të`Normak` , Arben Halili,premtuan se do ti ndjekin procedurat e nevojshme që të mundet qeveria ta ndërtoj mbikalimin e cila do të lidhë zonën me autostradën, që është e rëndësishme për realizimin e planit të kësaj zone, e cila menaxhohet sipas modelit për partneritet publik – privat. `Unë shpresoj se edhe `Glas Fek ` për një kohë të shkurtë do të na bashkangjitet në grupin e kompanive të suksesshme që kontribojnë për rritjen ekonomike, rritjen e eksporteve, zhvillimin rajonal të balancuar, krijim për vende të reja pune dhe rritje të investimeve të huaja në Republikën Veriore të Maqedonisë. Gjithashtu, do ta shfrytzoja këtë rast t`ju bëjë thirje kompanive që ti shfrytëzojn benifitet e Planit për rritje ekonomike dhe masave që parashohinë ngritje të zhvillimit të kompanive`, tha Bekteshi. Menaxheri i proektit Goce Peshov theksoj se: `Objekti përmban sallë prodhimi dhe hapsirë për administratë me sipërfaqe prej 9.000m2. Me ndërtim është filluar kah fundi i vitit 2018, kurse aktivitetet ndërtimore planifikohet të mbarojnë kah fundi i muajit. Në gushtë do të vendosen instalacionet në objekt. Makinerit janë nga Finlanda dhe Spanja dhe do të montohen në gushtë. Kjo fabrikë planifikon fillimin e aktivitetit të saj në tetor dhe sipas grupit menaxherial, pjesa më e madhe e prodhimtarisë është për eksport- 80%, ndërsa 20% për pazarin vendor.

9

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Must Read

OKB: Uria në botë vazhdon të rritet

Uria prekte 821,6 milionë persona në botë në vitin 2018, kundrejt 811 milionë një vit më parë, sipas një raporti vjetor të publikuar të...

Gjermania rikthen në Firence një pikturë të vjedhur gjatë LIIB

Një pikturë që u vodh nga Firence gjatë Luftës së Dytë Botërore do të rikthehet nga qeveria gjermane këtë të premte, deklaroi Ministria italiane...

Boki 13 dhe Kiçec kanë marrë 1,5 milionë euro për të ndikuar te një prokuror

Bojan Jovanovski i njohur si boki 13 dhe Zoran Milevski- Kiçec dyshohen se kanë marrë 1.5 milionë euro nga një biznesmen për ta ndaluar...

Emmanuel Macron fillon vizitën dyditore në Beograd

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të hënën në Beograd se vizita e tij dyditëshe në Serbi synon hapjen e një faqeje të re në...

Biletat falas për takimin FC Shkupi – FC Pyunik

Kryesia e klubit ka vendosur që t’ua lehtësojë të gjithë atyre që dëshirojnë të ndjekin nga afër takimin e kthimit të raundit të parë...