24.1 C
Skopje
Monday, July 15, 2019
Ballina Lajme Gjysmë shekulli nga hapi i parë i njeriut në Hënë

Gjysmë shekulli nga hapi i parë i njeriut në Hënë

Më 20 korrik të vitit 1969, astronautët amerikanë Neil Armstrong dhe Edwin Aldrin shkelën mbi sipërfaqen e Hënës, duke u bërë kështu njerëzit e parë që shkelin në të. Agjencia hapësinore amerikane, NASA, po shënon 50 vjetorin e ngjarjes historike duke restauruar dhe rihapur dhomën e kontrollit nga drejtohej misioni historik Apollo 11. Sot është një muze, por çdo cep i tij duket aq i gjallë dhe i vërtetë sikur të ishte viti 1969. Të jep ndjenjën sikur inxhinierët dhe shkenctarët janë larguar prej andej vetëm para disa momenteve.

“Shqiponja u ul”, ishin fjalët e para që inxhinierët e kontrollit të misionit dëgjuan nga Hëna, në ditën që u hap një kapitull i ri i eksplorimit të hapësirës.

“Sapo ishim ulur në Hënë dhe ekipi fiku motorin. Ndërsa bota festonte, ekipi im vazhdonte punën, sepse duhej të siguroheshim që qëndrimi në Hënë nuk ishte i rrezikshëm”, thotë Gene Kranz, drejtor i fluturimeve Apollo.

Qendra e Kontrollit të Misionit në Hjuston menaxhoi fluturimet hapësinore për dy dekada të tjera. Në vitin 1992, ekipi i kontrollit u zhvendos në një pjesë më moderne të qendrës hapësinore ndërsa dhoma historike u mbyll.

“Pastrova gjërat që kishin ngelur në dhomë, hodha shishet dhe kanoçet… Kishte mbeturina në koshat e plehrave. Dhoma nuk po përfaqësonte siç duhet momentin historik të qendrës së kontrollit”, thotë Gene Kranz, drejtor i fluturimeve Apollo.

Në vitin 2013, një grup restauruesish u angazhuan që t’i kthejnë qendrës pamjen që kishte vite më parë.

“Morrëm mendimin e 35 specialistëve që kontrollonin fluturimet, na treguan butonat që përdornin më shumë gjatë angazhimit të tyre dhe kjo ndihmoi në restaurimin, sepse kuptuam pjesët më të rëndësishme të dhomës”, thotë eksperti i ruajtjeve historike, Adam Graves.

Ekipit restaurues iu desh pesë vjet të hulumtonte çdo element.

Sfida më e madhe ishte që ekranët e mëdhenj të duken saktësisht sikur para gjysmë shekulli.

“Ekrani 1, 2 dhe 5… Për më shumë se një vit nuk dinim se çfarë duhej të shfaqnim në ta gjatë nisjes dhe uljes. Pas hulutmimeve, gjetëm pamjet e përshtatshme që na ndihmuan në rikrijim”, thotë eksperti i ruajtjeve historike, Adam Graves.

Nuk kishte detaje të parëndësishme. Ekipi i restaurimit gjeti taketuke, cigare dhe kanoçe.

Dhoma e restauruar e kontrollit të misionit është e hapur për vizitorë, të cilët mund ta shohin përmes një xhami të madh.

Pamja e pjesës ku ishin ulur familja e astronautit duket poa shtu sikur në vitin 1969, me shumë ekrane që tregojnë shkuarjen në hënë në kohë reale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Must Read

OKB: Uria në botë vazhdon të rritet

Uria prekte 821,6 milionë persona në botë në vitin 2018, kundrejt 811 milionë një vit më parë, sipas një raporti vjetor të publikuar të...

Gjermania rikthen në Firence një pikturë të vjedhur gjatë LIIB

Një pikturë që u vodh nga Firence gjatë Luftës së Dytë Botërore do të rikthehet nga qeveria gjermane këtë të premte, deklaroi Ministria italiane...

Boki 13 dhe Kiçec kanë marrë 1,5 milionë euro për të ndikuar te një prokuror

Bojan Jovanovski i njohur si boki 13 dhe Zoran Milevski- Kiçec dyshohen se kanë marrë 1.5 milionë euro nga një biznesmen për ta ndaluar...

Emmanuel Macron fillon vizitën dyditore në Beograd

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të hënën në Beograd se vizita e tij dyditëshe në Serbi synon hapjen e një faqeje të re në...

Biletat falas për takimin FC Shkupi – FC Pyunik

Kryesia e klubit ka vendosur që t’ua lehtësojë të gjithë atyre që dëshirojnë të ndjekin nga afër takimin e kthimit të raundit të parë...