24.1 C
Skopje
Monday, July 15, 2019
Ballina Lajme Bota Pekini: Është e mundur një zgjidhje ndaj konfliktit tregtar me SHBA-në

Pekini: Është e mundur një zgjidhje ndaj konfliktit tregtar me SHBA-në

Kina vlerësoi sot se Lufta tregtare me SHBA-në me siguri mund të zgjidhet nëpërmjet një dialogu të ekuilibruar, në mes të rifillimit të negociatave dypalëshe pas takimit mes Donald Trump dhe Xi Jinping.

“Shqetësimet themeltare të Kinës duhet të merren parasysh në mënyrën e duhur”, deklaroi sot gjatë një konference për shtyp Gao Feng, zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë.

“Jam i sigurt se nëse dy palët munden, nëpërmjet një dialogu të drejtuar nga barazia dhe të marrin në konsideratë shqetësimet legjitime të tjetrit, sigurisht që do të jenë në gjendje të gjejnë një zgjidhje ndaj problemit”, thekson ai.

Më 29 qershor, në kuadër të samtit të G20-ës në Osaka, Japoni, presidenti amerikan Donald Trump dhe ai kinez, Xi Jinping ranë dakord që të rifillojnë negociatat tregtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Must Read

Mogherini: Solidariteti ynë me popullin turk i padiskutueshëm

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Federica Mogherini duke përkujtuar përvjetorin e tretë të tentativës për grusht...

OKB: Uria në botë vazhdon të rritet

Uria prekte 821,6 milionë persona në botë në vitin 2018, kundrejt 811 milionë një vit më parë, sipas një raporti vjetor të publikuar të...

Gjermania rikthen në Firence një pikturë të vjedhur gjatë LIIB

Një pikturë që u vodh nga Firence gjatë Luftës së Dytë Botërore do të rikthehet nga qeveria gjermane këtë të premte, deklaroi Ministria italiane...

Boki 13 dhe Kiçec kanë marrë 1,5 milionë euro për të ndikuar te një prokuror

Bojan Jovanovski i njohur si boki 13 dhe Zoran Milevski- Kiçec dyshohen se kanë marrë 1.5 milionë euro nga një biznesmen për ta ndaluar...

Emmanuel Macron fillon vizitën dyditore në Beograd

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të hënën në Beograd se vizita e tij dyditëshe në Serbi synon hapjen e një faqeje të re në...