24.1 C
Skopje
Monday, July 15, 2019
Ballina Lajme Bota Trump: Kina nuk po respekton premtimet mbi produktet bujqësore

Trump: Kina nuk po respekton premtimet mbi produktet bujqësore

Presidenti amerikan, Donald Trump akuzoi sot Kinën se nuk po blen prodhime bujqësore amerikane ashtu sikurse ishte angazhuar Pekini.

“Kina nuk e ka mbajtur fjalën, ajo nuk ka blerë produktet bujqësore të super fermerëve tanë sikurse ishte angazhuar të bënte”, shkruan në “Twitter” presidenti.

“Shpresoj që ajo do e bëjë shumë shpejt”, shton Trump.

Bisedimet mes amerikanëve dhe kinezëve për t’i dhënë fund luftës së tyre tregtare rifilluan, pas një bllokimi të papritur në maj, gjatë një takimi mes Trump dhe homologut të tij Xi Jinping në samitin e G20-ës në Osaka, Japoni, në fund të qershorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Must Read

OKB: Uria në botë vazhdon të rritet

Uria prekte 821,6 milionë persona në botë në vitin 2018, kundrejt 811 milionë një vit më parë, sipas një raporti vjetor të publikuar të...

Gjermania rikthen në Firence një pikturë të vjedhur gjatë LIIB

Një pikturë që u vodh nga Firence gjatë Luftës së Dytë Botërore do të rikthehet nga qeveria gjermane këtë të premte, deklaroi Ministria italiane...

Boki 13 dhe Kiçec kanë marrë 1,5 milionë euro për të ndikuar te një prokuror

Bojan Jovanovski i njohur si boki 13 dhe Zoran Milevski- Kiçec dyshohen se kanë marrë 1.5 milionë euro nga një biznesmen për ta ndaluar...

Emmanuel Macron fillon vizitën dyditore në Beograd

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të hënën në Beograd se vizita e tij dyditëshe në Serbi synon hapjen e një faqeje të re në...

Biletat falas për takimin FC Shkupi – FC Pyunik

Kryesia e klubit ka vendosur që t’ua lehtësojë të gjithë atyre që dëshirojnë të ndjekin nga afër takimin e kthimit të raundit të parë...